
"Bimë dyvjeçare nga familja Apiaceae Ajo rritet si perime por edhe si bimë mjekësore
100g majdanoz - 60 kcal
Majdanozi përmban kalcium, fosfor, hekur, magnez, vitaminat A1, B1, B2, C dhe E.
Majdanoz në kuzhinë
Rrënja e majdanozit përdoret më së shpeshti si përbërës në supa apo sallata. Gjethet e saj aromatike me erë të mirë janë një dekorim estetik dhe një erëz shumë popullore dhe zënë një vend të rëndësishëm, krahas erëzave të tjera , ne kuzhine. Majdanozi është i njohur në të gjithë botën, i vlerësuar nga shumë kuzhina, ndër të tjera nga italiane, franceze ose arabe.
Bimë medicinale
Gjethet e majdanozit përmbajnë shumë provitaminë A. Avantazh është edhe prania e njëkohshme e vitaminës C dhe hekurit, e cila garanton një asimilim të mirë të këtij të fundit. Prandaj rekomandohet konsumimi i tij në kombinim me produkte të tjera të pasura me hekur. Majdanozi ka një efekt të dobishëm në sistemin tretës dhe urinar, stimulon tretjen dhe ka veprim antiseptik.
I tharë apo i ngrirë?
Gjethet e majdanozit mund të ngrihen ose të thahen, megjithatë – ngrirja ruan më shumë vlerat ushqyese dhe ngjyrat dhe shijet e mrekullueshme, siç është rasti me shumicën e perimeve të ngrira.
Majdanoz për shëndetin
Çdo pjesë e majdanozit është e çmuar dhe përdoret në mjekësinë tradicionale. Komponentët e njohur të ilaçeve janë: rrënja e majdanozit (Radix Petroselini), frutat e majdanozit (Fructus Petroselini), gjethet e majdanozit (Herba Petroselini) dhe vaji i majdanozit (Oleum Pertroselini)."
Zbuloni faqet tona të perimeve












Recetat Tona
- ZBULONI RECETËN
Humus me fasule të bardha
Një antipastë e shijshme për një darkë të plotë familjare!
- ZBULONI RECETËN
Fasule të pjekura me finok, pastërma derri të tymosur dhe salsiçe
Surprizojini të dashurit tuaj me një recetë të shijshme fasulesh të pjekura, shijen unike të së cilës e ofrojnë perimet kryesore dhe salsiçet pikante të përziera me pastërma derri të tymosur.
- ZBULONI RECETËN
Tartar toni të kuq me misër
Ju sugjerojmë një recetë me përbërës të përzgjedhur, për ta përgatitur dhe shijuar më të dashurit tuaj. Zbuloni të fshehtat e tonit të kuq, të përgatitur me misrin ‘Bonduelle GOLD’.











