1. >Receta
  2. >Bishtaja jeshile dhe të verdha me peshk të pjekur në skarë

Bishtaja jeshile dhe të verdha me peshk të pjekur në skarë

Një vakt i thjeshtë dhe i shpejtë për të gjithë familjen
E mundshme
2 persona
30 minuta
10 minuta
E mesme
Përbërësit
për 2 persona
400 g ‘Duet Mix VAPEUR BONDUELLE

300 g ton

200 g kërpudha

100 g gjalpë

10 g kaperi

2 speca me ngjyrë

2 thelpinj hudhre

1 qepë

1 tufë majdanoz

vaj ulliri

kripë

piper
Përbërësit për 2 persona
400 g ‘Duet Mix VAPEUR BONDUELLE

300 g ton

200 g kërpudha

100 g gjalpë

10 g kaperi

2 speca me ngjyrë

2 thelpinj hudhre

1 qepë

1 tufë majdanoz

vaj ulliri

kripë

piper
  1. Hapi 1
    Prisni qepën dhe hurdhat, për të hedhur më pas pak vaj në tigan dhe skuqini për 3-4 minuta. Më pas, shtoni përzierjen e perimeve me bishtaja, hidhni kripë dhe piper, dhe përziejeni derisa të krijohet një masë homogjene.
  2. Hapi 2
    Pritini specat në rripa të hollë dhe shtojini në tigan me përzierjen e perimeve ‘Bonduelle’. Pritini kërpudhat në copa të vogla dhe kaurdisini në një tigan të veçantë me kripë dhe piper, dhe lërini në zjarr derisa të ziejnë. Më pas, shtojini kërpudhat në tiganin e parë me bishtajat dhe specat, duke i hedhur sipër mardanozin e grirë më parë.
  3. Hapi 3
    Lyeni tonin me vaj ulliri, vendoseni në një tigan për skarë dhe më pas hidhni kripë dhe piper.
  4. Hapi 4
    Në të njëjtën kohë, shkrini 100 g gjalpë në një enë të vogël ku shtohen kaperit, duke përgatitur kështu salcën e tonit.
  5. Hapi 5
    Vendosni tonin në një pjatë, duke hedhur sipër salcën me kaper dhe pranë saj garniturën me perime. Kështu, darka është gati për t’u servirur! Ju bëftë mirë!
Bishtaja jeshile dhe të verdha me peshk të pjekur në skarë
Një vakt i thjeshtë dhe i shpejtë për të gjithë familjen
Surprizë për ju!
E lehtëE mesmeE vështirë
< 15 Minuta15 - 45 Minuta45 m dhe +
Titujt
  • Sallatë me mish pule, misër dhe fasule t...

    Një sallatë e shijshme verore dhe fare e thjeshtë për t’u përgatitur!

  • Peshk krap me karkaleca dhe garniturë pe...

    Përgatisni një darkë të shpejtë dhe të shijshme me peshk dhe fruta deti, të përziera me sallatë peri...

  • Oriz me perime dhe vezë të skuqur

    Kuzhina kineze është frymëzimi që na nevojitet për një recetë të re për oriz me perime