1. >Receta
  2. >Speca të mbushur me fasule të kuqe

Speca të mbushur me fasule të kuqe

Specat e mbushur janë ushqimi kryesor në shumë vende të Evropës juglindore. Kjo pjatë është pjesë e kulturës dhe traditës sonë, por çdo rajon ka mënyra të ndryshme për ta përgatitur dhe të gjitha janë të shijshme! Zgjidhni t’i surprizoni të dashurit tuaj me një recetë për speca të mbushur me fasule të kuqe!
E mundshme
4 persona
40 minuta
20 minuta
E mesme
Përbërësit
për 4 persona
400 g fasule të kuqe ‘Bonduelle

500 g mish i grirë

200 g supë me domate

200 g oriz

200 g djathë për gratin

7 speca

1 qepë

2 qepë të njoma

3 thelpinj hudhre

piper i kuq

spec djegës pluhur

rozmarinë

trumzë

vaj

kripë

piper
Përbërësit për 4 persona
400 g fasule të kuqe ‘Bonduelle

500 g mish i grirë

200 g supë me domate

200 g oriz

200 g djathë për gratin

7 speca

1 qepë

2 qepë të njoma

3 thelpinj hudhre

piper i kuq

spec djegës pluhur

rozmarinë

trumzë

vaj

kripë

piper
  1. Hapi 1
    Vendosni mishin e grirë në një tigan të nxehtë me pak vaj. Pasi mishi të ketë filluar të marrë ngjyrë dhe të shpërbëhet, shtoni qepën dhe hudhrën e grirë dhe hidhni sipër piper të kuq, kripë, piper të zi, rozmarinë, trumzë dhe pak spec djegës pluhur.
  2. Hapi 2
    Sipër mishit të gatuar më parë, shtoni orizin që keni zier më përpara, qepët e njoma dhe salcën me domate, dhe lëmë gjithçka në zjarr për disa minuta. Në fund, shtojmë fasulet e kuqe ‘Bonduelle’.
  3. Hapi 3
    Lëreni përzierjen të homogjenizohet dhe më pas mbushni specat me mbushjen e përftuar. Vendosini specat e mbushur në një tigan, shtoni ujë/supë dhe mbulojeni me letër alumini. Lëreni në furrë për 20 minuta.
  4. Hapi 4
    Pasi specat të jenë gati, hiqni letrën e aluminit dhe hidhni djathë të ngrirë sipër çdo speci. Futni gjithçka keni përgatitur në furrë për 5 minuta të tjera dhe gatimi është gati për t’u servirur në tavolinë.
Speca të mbushur me fasule të kuqe
Zgjidhni t’i surprizoni të dashurit tuaj me një recetë për speca të mbushur me fasule të kuqe!
Surprizë për ju!
E lehtëE mesmeE vështirë
< 15 Minuta15 - 45 Minuta45 m dhe +
Titujt
  • Shporta festive me spec djegës dhe me mi...

    Momentet e veçanta kalohen me familjen, prandaj ju sugjerojmë një recetë të thjeshtë dhe të shijshme që ta përgatisni me të dashurit tuaj!

  • Mish viçi me fasule të bardha në salcë k...

    Një recetë e mrekullueshme për darkë në shtëpi

  • Fasule të pjekura me finok, pastërma der...

    Surprizojini të dashurit tuaj me një recetë të shijshme fasulesh të pjekura, shijen unike të së cilë...