1. >Receta
  2. >Çomlek me mish pule dhe bizele

Çomlek me mish pule dhe bizele

Çomleku tradicional me mish pule dhe bizele që të gjithë e shijojmë!
E mundshme
2 persona
50 minuta
30 minuta
E mesme
Përbërësit
për 2 persona
400 g bizele ‘Bonduelle

4 gjokse pule

1 qepë

1 karotë

100 g domate të konservuara

2 thelpinj hudhre

1 lugë gjelle vaj

1 tufë kopër

kripë

piper
Përbërësit për 2 persona
400 g bizele ‘Bonduelle

4 gjokse pule

1 qepë

1 karotë

100 g domate të konservuara

2 thelpinj hudhre

1 lugë gjelle vaj

1 tufë kopër

kripë

piper
  1. Hapi 1
    Prisni qepën, karotën, koprën, hudhrën dhe domatet e konservuara.
  2. Hapi 2
    Skuqni gjokset e pulës në një tenxhere të nxehtë, dhe më pas shtoni kripë dhe piper.
  3. Hapi 3
    Vendosni qepë dhe karotë sipër mishit të pulës. Përzini përgatitjen dhe më pas lëreni të ziejë për rreth 5 minuta.
  4. Hapi 4
    Shtoni hudhrën, domatet dhe një pikë ujë dhe lëreni ushqimin të ziejë për 25 minuta.
  5. Hapi 5
    Në fund, vendosini bizelet sipër gjokseve të pulës, shtoni pak ujë dhe lërini të ziejnë edhe 5 minuta, duke i përzier herë pas here.
  6. Hapi 6
    Për aromë të mirë, shtoni kopër në gjellën me bizele dhe mish pule pasi të keni fikur sobën. Ju bëftë mirë!
Çomlek me mish pule dhe bizele
Çomleku tradicional me mish pule dhe bizele që të gjithë e shijojmë!
Surprizë për ju!
E lehtëE mesmeE vështirë
< 15 Minuta15 - 45 Minuta45 m dhe +
Titujt
  • Sallatë me bizele dhe patate pranverore

    Një sallatë e thjeshtë që sjell pranverën në pjatën tuaj.

  • Fasule të pjekura me finok, pastërma der...

    Surprizojini të dashurit tuaj me një recetë të shijshme fasulesh të pjekura, shijen unike të së cilë...

  • Mish viçi me fasule të bardha në salcë k...

    Një recetë e mrekullueshme për darkë në shtëpi