1. >FRYMËZIMI
  2. >Smoothies jeshile që duam

Smoothies jeshile kanë pushtuar mëngjesin e të gjithë atyre që duan të jenë në modë, të provojnë një stil të ri jetese dhe veçanërisht ta nisin mëngjesin plot energji. Nëse e gjelbra na kënaq sytë, shija e jeshiles nuk është pikërisht ndër të preferuarat e omnivorëve. Mësoni se si t'i mashtroni shijet tuaja dhe të bëni një smoothie të shijshëm për të cilin garantojmë se do të jetë arsyeja që prisni me padurim çdo mëngjes. Ja rekomandimet tona:

Smoothie jeshile me luleshtrydhe dhe shegë

Përbërësit super yll janë luleshtrydhet, shega, spinaqi dhe uji i kokosit. Nëse dëshironi më shumë qëndrueshmëri, mund të shtoni një banane ose kos.

Smoothie jeshile me mango dhe qumësht kokosi

Vetëm pesë përbërës e bëjnë këtë smoothie një zgjedhje të përsosur për mëngjes ose një snack pas stërvitjes. Spinaq, disa copa mango, një banane, qumësht kokosi, pak lëng portokalli dhe disa kuba akulli, vendosini në një blender dhe vakti është gati.

Smoothie jeshile në një pjatë

Nëse jeni mësuar të hani tërshërë për mëngjes, provoni ta ktheni vaktin tuaj në botën e smoothies. Spinaqi, mango, farat e kërpit, qumështi i bajames dhe pak mjedër për dekorim dhe energjia do të jetë gjatë gjithë ditës.