Ne kemi përgatitur një sërë recetash të rikrijuara të papërpunuara vegane, të cilat nuk përmbajnë mish apo bulmet dhe janë një alternativë e shëndetshme për recetat klasike, me shije që jo vetëm ngjajnë, por edhe mund t'i kalojnë origjinalet. Nga mëngjesi në darkë, ne kemi këtu disa pjata vegane të papërpunuara që nuk do të mendonit se mund t'i ""veganizonit"".

Tost klasik francez

Farat Chia nuk janë vetëm një agjent trashjeje, por ofrojnë, gjithashtu, dozën e kalciumit, fibrave, dhe omega-3. Përveç tostit klasik francez, mund të shtoni gjalpë kikiriku, manaferra ose krem ​​pana.

Sanduiç pure me qiqra

Asgjë nuk është më e mirë se një sanduiç i thjeshtë, por i kënaqshëm për drekë. Përdorimi i qiqrave në vend të pulës dhe perimeve të grira me humus , tahini, karotat dhe selino përbëjnë sanduiç- perfekte për zyrë ose drekë me të gjithë familjen.

Tako vegane

Ndryshoni ushqimin e rrugës në nivel tjetër me këtë version vegan të takos. Fasulet e kuqe janë të mbushura me fibra, perimet e prera në kubikë janë të shijshme dhe kremi me bazë koriandër dhe tofu sjell me të një dozë solide proteinash. Të gjithë përbërësit i shtohen tortillas së butë të misrit.